Xhud Bellingham gjobitet me 20 mijë euro për gjestin e papërshtatshëm gjatë festimit të golave

Xhud Bellingham është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e tij të papërshtatshëm gjatë festimit të golit në minutën e fundit kundër Sllovakisë. Anglezi vendosi dorën tek organi gjenital gjatë festës, duke u gjobitur së fundmi me 20 mijë euro.

Bellingham e justifikoi gjestin si një shaka e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë, duke theksuar respektin e tij për ekipin e Sllovakisë. "Një gjest shakaje e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë," shkroi Bellingham në Twitter. 

Megjithatë, UEFA nuk e pranoi shpjegimin e tij dhe vendosi ta gjobisë mesfushorin anglez.
Postimi kaluar Postimi tjetër