Hapet tuneli i Llogarasë: 22 mijë automjete në 48 orët e para

Më 5 korrik, tuneli i Llogarasë u hap për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit dhe e cilësoi këtë projekt si një motor për zhvillimin e turizmit në bregdetin jugor. 

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri theksoi se brenda 48 orëve nga hapja, tuneli i Llogarasë është përshkuar nga 22 mijë automjete.

Pas hapjes së tunelit, një numër i madh qytetarësh zgjodhën të kalojnë fundjavën në plazhet e Himarës apo Sarandës, duke përfituar nga shkurtimi i distancës drejt jugut.

Tuneli i Llogarasë, i cili ka një gjatësi prej 6 km, lidh Dukatin me Palasën për vetëm 5 minuta, duke shkurtuar deri në 30 minuta distancën në krahasim me rrugën e vjetër që kalonte përmes Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Postimi kaluar Postimi tjetër