Italiania arrestohet në Kapshticë me 300 gramë drogë gjatë udhëtimit familjar drejt Greqisë

Një shtetase italiane është arrestuar sot në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjetën 300 gramë lëndë narkotike. Familja po udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë për pushime.

Në deklaratat e saj, italiania shprehu se droga ishte për konsum personal dhe jo për qëllime kriminale. Aktualisht, ajo është ndaluar nga policia për të kryer të gjitha procedurat hetimore të nevojshme.
Postimi kaluar Postimi tjetër