Zjarr në Gjirokastër: Flakët përfshijnë oborrin e një banese në lagjen “Zingjira”

Një zjarr ka rënë në oborrin e një banese në Gjirokastër pasditen e sotme, në lagjen “Zingjira” të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë dhe sipas raportimeve, zotët e banesës ndodhen në emigrim. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur izolimin e flakëve.

Përveç dëmeve të vogla materiale, nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Postimi kaluar Postimi tjetër