Policia e Shtetit në gatishmëri për shkak të dyshimeve për sulm kibernetik

Policia e Shtetit ka dhënë urdhër për fikjen e të gjitha pajisjeve dhe sistemeve kompjuterike, pas dyshimeve të forta për një sulm kibernetik. Gazetarët e Albanian Insight raportojnë se ky vendim është marrë për të parandaluar dëme të mundshme dhe për të lejuar kryerjen e verifikimeve të duhura nga strukturat e policisë kundër krimit kibernetik.

“Informacioni po verifikohet nga strukturat e policisë kundër krimit kibernetik. Ky ka qenë urdhri i policisë. Dyshohet për një sulm kibernetik, i fundit. Gjithçka po verifikohet dhe nëse pas saj fshihet Irani,” raportojnë gazetarët e Albanian Insight.
Postimi kaluar Postimi tjetër