Policia e Shtetit nën sulm kibernetik: Urdhërohet fikja e pajisjeve kompjuterike brendshme

Në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike, duke u dyshuar për një sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit. Lajmi është konfirmuar nga gazetarët e Albanian Insight.

Deri më tani nuk dihen detaje të mëtejshme në lidhje me sulmin. Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit bëhet objekt i sulmeve kibernetike, ashtu si edhe institucione të tjera në vend. Një precedent i rëndë i tillë është sulmi ndaj sistemit TIMS.
Postimi kaluar Postimi tjetër