Konflikt me thikë në Tiranë: 46-vjeçari plagos 26-vjeçarin, autoritetet ndërhyjnë

Një konflikt i rëndë ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme (2 korrik), ku një 46-vjeçar ka plagosur me thikë një 26-vjeçar. Autoritetet kanë mundësuar arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”, rreth orës 20:00. Në pranga ka përfunduar shtetasi A.J., 46 vjeç, i cili plagosi me mjet prerës 26-vjeçarin A.Z. I riu ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore dhe nuk raportohet të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. 

Sipas autoriteteve, konflikti mes dy shtetasve është shkaktuar për motive të dobëta, të cilat nuk janë bërë me dije nga policia. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Tiranë
Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Postimi kaluar Postimi tjetër