Dy vëllezër plagosin me armë zjarri një 43-vjeçar në Luz të Vogël, policia në ndjekje

Dy vëllezër në Luz të Vogël kanë plagosur me armë zjarri në këmbë një 43-vjeçar gjatë një konflikti. Gazetarët e Albanian Insight raportojne se policia ka identifikuar autorët e dyshuar dhe po vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Njoftimi nga Policia

Kavajë: Pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas është plagosur me armë zjarri. Policia ka identifikuar autorët dhe po vijon kontrollin e zonës për kapjen e tyre.

Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D., alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Postimi kaluar Postimi tjetër