Anglia triumfon ndaj Sllovakisë pas një përmbysjeje dramatike në Europian (VIDEO)

Anglia shmangu disfatën dhe triumfoi në Kampionatin Europian ndaj Sllovakisë me një përmbysje 2-1. Për të përcaktuar fituesin, u nevojiten 120 minuta lojë, në një ndeshje spektakolare në Gelsenkirchen.

Skuadra e trajnerit Calzona ndëshkoi britanikët në minutën e 25-të me anë të Schranz, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të bukur.

Minutat e para ishin mjaft të luftuara dhe të dyja skuadrat u përpoqën të krijojnë mundësi, duke e bërë ndeshjen mjaft interesante. Ekipi i Southgate pretendoi për penallti në minutën e 23-të pas një rrëzimi në zonë, por pas një kontrolli me VAR, arbitri turk Meler sinjalizoi vijimin e lojës. Në fillimin e pjesës së dytë, Foden vendosi ekuilibrat, por goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Anglia shtoi presionin dhe në "frymën e fundit" barazoi shifrat në 1-1 me Bellingham, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Kane përmbysi shifrat në minutën e 92-të pas një asisti të Toney. Anglia mbrojti rezultatin deri në fund, duke u kualifikuar në çerekfinale, ku do të përballet me Zvicrën.

Postimi kaluar Postimi tjetër