Aksident i rëndë në Memaliaj: përplasen dy automjete, disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Memaliaj, ku dy automjete tip ‘Benz’ dhe ‘BMW’ janë përplasur, duke lënë të lënduar disa persona.

Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Raportohet se tre persona kanë mbetur të bllokuar në mjetin tip ‘BMW’ dhe një person në atë ‘Benz’. Ata janë nxjerrë në kohë nga shërbimet zjarrfikëse.

Dyshimet e para për shkakun e aksidentit lidhen me lagështinë në rrugë dhe shpejtësinë e tejkaluar mbi normat e lejuara.
Postimi kaluar Postimi tjetër