Vitamina dhe kura natyrale për flokë të dendur dhe të shëndetshëm

Flokët janë një aspekt shumë i rëndësishëm i bukurisë së jashtme për të dyja gjinitë dhe ndikojnë në vetëbesimin e tyre. Për të mbajtur flokët të shëndetshëm dhe të dendur, përveç ushqimeve të nevojshme, është e rëndësishme të sigurohet marrja e vitaminave dhe mineraleve të duhura.


Vitamina H (Biotina)

Kjo vitaminë është pjesë e grupit të vitaminave B dhe përdoret gjërësisht në produktet kozmetike. Mungesa e biotinës mund të shkaktojë rënie të flokëve. Burimet e saj përfshijnë vezët dhe arrorët.


Vitamina A

Kjo vitaminë gjendet në vezë, të brendshmet e viçit dhe lopës, si dhe në shumë fruta dhe perime. Vitamina A ndihmon në rritjen dhe mirëmbajtjen e flokëve dhe gjithashtu është e dobishme për shëndetin e syve.


Hekuri

Hekuri ndihmon në furnizimin e qelizave me oksigjen dhe në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Është i domosdoshëm për rritjen e flokëve të dendur dhe të fortë.


Multi Vitaminat

Për ata që kanë probleme me flokët, marrja e multi vitaminave që përmbajnë vitaminat B6, C, E, H, folat, biotinë, zink, magnez dhe sulfur, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve të dendur.


Kura Natyrale Për Rritjen e Flokut

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave esencialë si lavanda, jojoba, trumza, dhe rozmarina. Këto vajra mund të përdoren për masazhin e rrënjëve të flokut për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Veza është një produkt tjetër që mund të aplikohet në lëkurën e kokës për të pasuruar flokët me ushqyes të nevojshëm. Mielli i tërshërës mund të përdoret si një zbutës për flokët e brishtë dhe i bën ato më të fortë. Gjithashtu, është e këshillueshme shmangia e solucioneve pastruese që përmbajnë substanca kimike që dëmtojnë flokët.

Postimi kaluar Postimi tjetër