Aksident tragjik në Gjermani: Eskorta e Viktor Orban përfshihet në përplasje, një oficer policie humb jetën

Eskorta që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, është përfshirë në një aksident paraditen e së hënës në Gjermani. Një nga makinat u përplas me një motor që i përkiste eskortës policore të kryeministrit Orban. Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi teksa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pas pjesëmarrjes në një ndeshje të kampionatit evropian të kombëtares së futbollit të Hungarisë.

Nga ky aksident, një oficer policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë. Policia e Shtutgartit deklaroi se shoferi i makinës u përplas me motoçikletën ndërsa po merrte një kthesë majtas.
Postimi kaluar Postimi tjetër