Gjendet trupi i pajetë i shoferit që ishte me 160km/orë në Lushnje-Rrogozhinë

Trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut, një 22-vjeçar, është gjetur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Ibraliu, duke drejtuar makinën e tij tip Ford me një shpejtësi tepër të lartë prej 160 km/orë, doli nga rruga. Në këtë aksident, ai fillimisht u përplas me disa makina të tjera dhe përfundoi në shkurre pranë rrugës kryesore.

Nëna e viktimës kërkonte djalin e saj dhe deklaronte se ai kishte ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër në vendngjarje pretendonte se i riu kishte ikur nga vendi i aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Postimi kaluar Postimi tjetër