64-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij

Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Maliq. Sipas komunikatës së Policisë së Korçës, trupi i pajetë i të moshuarit, F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi, është gjetur nga familjarët e tij dhe dyshohet se ai është vetëvarur. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë është si vijon:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Postimi kaluar Postimi tjetër