Berisha ankimon në Strasburg vendimin për arrest shtëpie: Gjykatat Shqiptare shkelin të drejtat e mia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar Strasburgut pas më shumë se gjashtë muajsh në arrest shtëpie, duke ankimuar vendimet e gjykatave shqiptare. Me një kërkesë padie, avokatët e liderit të opozitës i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të ndërhyjë për heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, të cilin e konsiderojnë një vendim të pabazuar në ligj.

Në kërkesën e depozituar, Berisha ka renditur para gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet ligjore që ka bërë në Shqipëri, duke përfshirë kërkesat për zhbërjen e masave shtrënguese dhe lejen për të marrë pjesë në parlament. Sipas mbrojtjes, gjykatat shqiptare i kanë shkelur këto të drejta, jo vetëm duke mos e dëgjuar, por edhe duke vonuar zbardhjen e vendimeve.

Si fakt për të mbështetur këtë pretendim, Berisha përmend në kërkesë padi edhe Gjykatën e Lartë, e cila një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.
Postimi kaluar Postimi tjetër