Dy zjarrfikës të lënduar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Dropull

Dy efektivë të forcave zjarrfikëse u lënduan gjatë operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull. Burime bëjnë të ditur se zjarrfikësit morën ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës, pasi njëri prej tyre kishte djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa tjetri kishte probleme nga asfiksia e shkaktuar nga tymi. Aktualisht, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe janë nën kujdesin mjekësor.

Në operacionin në Dropull morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës. Në operacion u përfshinë gjithashtu forcat e ushtrisë, policisë, banorët e zonës dhe një helikopter, që ndihmuan në shuarjen e zjarreve masive në Dropull.
Postimi kaluar Postimi tjetër