Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e kreut të Rithemelimit në Malësinë e Madhe

Sot, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:50 dhe lëndë plasëse u vendos pranë reklamës së lokalit të shtetasit F. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja vjen pas zgjedhjes së Ferdi Sterkajt më 19 maj si kryetar i rithemelimit të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe, ku ai ishte kandidat i vetëm pas dorëheqjes së kandidatëve të tjerë. Policia ka bërë njoftimin e saj për ngjarjen dhe është duke hetuar rrethanat e shpërthimit.
Postimi kaluar Postimi tjetër