Trupi i pijetë i një 40-vjeçari gjendet në ujërat e lumit Drin

Sot, në ujërat e lumit Drin pranë urës së Bahçallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç. Autoritetet ende nuk e kanë identifikuar personin, por përshkruajnë se ai është rreth 175 cm i gjatë, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Ai ishte veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe dhe atlete të zeza të markës Adidas.

Nga vëzhgimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, por do të kryhet një ekspertizë e plotë për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rastit.

Hetimet janë në vazhdim dhe informacione të tjera do të bëhen të ditura në momentin e parë të mundshëm. Policia u bën thirrje qytetarëve që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e viktimës.
Postimi kaluar Postimi tjetër