Trafik i rënduar dhe radhë të gjata makinash në rrugën për në Rinas dhe autostradën Tiranë-Durrës

Rrugët për në aeroportin e Rinasit dhe autostrada Tiranë-Durrës janë përballur me trafik të rënduar deri në bllokim të qarkullimit, me radha të gjata makinash. Temperaturat e larta prej 36 gradë e bëjnë situatën edhe më të vështirë për qytetarët që kanë mbetur të bllokuar. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet, duke kontribuar në rritjen e kaosit në trafik.
Postimi kaluar Postimi tjetër