Vrasje në Dhërmi: Gjendet trupi i recepsionistit 31-vjeçar, arrestohet autori dhe dy bashkëpunëtorë

Ngjarja tragjike ku recepsionisti 31-vjeçar me iniciale E.N. u vra me armë zjarri në një hotel në Dhërmi ka marrë një zhvillim të rëndësishëm. Trupi i pajetë i tij u gjet nga policia në afërsi të një guroreje pa shkuar në Vuno. Autoritetet kanë arrestuar 45-vjeçarin me iniciale G.Sh. si autor të ngjarjes. Dy bashkëpunëtorët e tij, punonjës të hotelit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, janë gjithashtu arrestuar, pasi akuzohen për ndihmë në fshehjen e trupit.

Pas kryerjes së krimit, 45-vjeçari u largua drejt Greqisë. Mjeti i tij "Audi A8" u gjet i parkuar në një parkim privat në Sarandë. Ai kaloi në Greqi përmes Qafë-Botës dhe kishte prerë biletë për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, por u arrestua teksa përpiqej të shkonte në aeroportin e Korfuzit.
Postimi kaluar Postimi tjetër