Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë: Makina me targa greke përplaset me trafik-ndarësen

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në segmentin midis fshatrave Udënisht dhe Pojskë. Sipas raportimeve nga gazetarëve për Albanian Insight, policia bën të ditur se një automjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Postimi kaluar Postimi tjetër