Sfida dhe mundësi të lidhjeve në distancë: Si të lulëzojmë në dashurinë përtej kilometrave

Të jesh në një marrëdhënie në distancë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshme, për shkollimin, punësimin, apo dhe për shkak të njohjes në rrjete sociale. Sot, mund të lidhesh me dikë në këto platforma por personi jeton në një vend tjetër. Kjo nuk është e habitshme duke marrë parasysh se sa shumë është rritur bota digjitale.
      Albanian Insight | Lajmi i fundit në kohën e duhur.
Por të jesh në një lidhje në distancë, përveçse që mund të të japë hapësirën që ndoshta shumë çifte që bashkëjetojnë e dëshirojnë, ka disa anë negative. Janë disa arsye të shkaktuara nga vetë personat e përfshirë emocionalisht në lidhje të cilët dëmtojnë romancën e krijuar në distancë.


1. Humbja e momenteve emocionale: Pavarësisht se sa komunikues të mirë mund të jeni, është e nevojshme shpesh herë për të pasur një shkëmbim emocional, dhënie të mesazheve përmes shprehisë së fytyrës apo gjuhës së trupit. Këto arrijnë në një nivel emocional më të lartë dhe ju bashkojnë më shumë. Të flasësh përmes platformave digjitale, edhe pse një rrugë shpëtimi për lidhjet në distancë, e bëjnë komunikimin më sipërfaqësor dhe mund të ndihet më e mërzitshme.

2. Ndjenja e pasigurisë: Besimi është themeli i një lidhje, dhe pa të mund të lindin keqkuptime dhe konflikte të panevojshme. Mungesa e pranisë fizike për një kohë të gjatë mund të fillojë të lëkundë besimin dhe të zhvillojë pasiguri e xhelozi të panevojshme në lidhje. Në këtë ndjenjë përfshihen disa probleme kryesore, siç mund të jenë:
   - Të jesh tepër kërkues dhe të duash të dish çdo lëvizje në mënyrë të tepruar
   - Ankth për tradhti të mundshme
   - Ndjenja se je i/e lënë pas dore

3. Mungesa e krijimit të momenteve domethënëse së bashku: Të mos jesh prezent në raste gëzimi si ditëlindje, përvjetore, diplomime, apo ato të trishta si vdekja e një njeriu të afërt, mund të krijojnë distancë emocionale më të largët sesa ajo fizike. Përvojat e përbashkëta janë thelbësore për ndërtimin e lidhjeve emocionale dhe ruajtjen e ndjenjës së afërsisë. Një fjali e tillë sigurt bëhet një "vrasës" i vërtetë i marrëdhënies.

4. Mungesa e gjesteve të vogla: Veprime të cilat shkaktojnë hare të momentit, si për shembull dhurimi i një trëndafili apo i një kartoline, padyshim që rrisin cilësinë e lidhjes, pasi dashuria "ndihet në ajër" dhe krijon një ndjenjë intimiteti të fortë. Neglizhimi i këtyre gjesteve mund të bëjë që personat e përfshirë romantikisht në një lidhje të ndihen të nënvlerësuar.

5. Ndalimi i rritjes dhe përmirësimit personal: Kjo vlen për të gjithë ata partnerë të cilët, edhe pse në lidhje, përpiqen të japin gjithçka nga vetja, duke lënë pas dëshirat, ëndrrat dhe nevojat e tyre të papërmbushura, për të plotësuar personin e zemrës së tyre. Këto raste duhet të evidentohen dhe mes partnerëve të ekzistojë sensi i bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke.


Përfundimi

Marrëdhëniet në distancë janë udhëtime unike për çiftet. Këto lloj ndërtime emocionalesh kërkojnë mirëkuptim, përkushtim, durim, besim dhe mbi të gjitha dashuri. Është e rëndësishme të kuptohet se lidhjet në distancë funksionojnë falë përpjekjeve të vazhdueshme të të dy palëve. Çiftet mund t’i transformojnë sfidat e ndarjes fizike në mundësi për intimitet më të thellë emocional duke:

- Përqafuar fuqinë e gjesteve të vogla,
- Nxitur rritjen personale,
- Ndërthurur qëllime të përbashkëta.

Dashuria në distancë, kur afrohet me qëllim dhe një mendësi rritjeje, jo vetëm që mbijeton, por lulëzon, duke i lënë çiftet një histori dashurie që kapërcen kilometrat.



Postimi kaluar Postimi tjetër