Shpallet fituesi i Big Brother Vip 3

Për herë të parë në një edicion VIP të “Big Brother”, një grua ka fituar çmimin e madh. Egla Ceno ka fituar çmimin prej 100 mijë eurosh në një natë finale plot emocione dhe surpriza. Ajo triumfoi përballë finalistëve Julian Deda, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Finale e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” ishte një maratonë prej mbi 6 orësh transmetim live, duke përfshirë rikujtime të eksperiencës së banorëve dhe momente emocionuese të ofruara nga "Vëllai i Madh". Kjo edicion kaloi çdo parashikim audience, falë konkurrencës së fortë mes pesë finalistëve.
Postimi kaluar Postimi tjetër