Punonjës i aeroportit të Rinasit arrestohet për vjedhjen e orës me vlerë 20 mijë euro nga bagazhet e një pasagjeri

Një 24-vjeçar, punonjës i aeroportit të Rinasit, është arrestuar nga policia pasi i ka vjedhur një pasagjeri një orë me vlerë 20 mijë euro. Arrestimi është bërë pas denoncimit të një 30-vjeçari, i cili raportoi se kushëriri i tij, që kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, ishte viktimë e vjedhjes së orës së kushtueshme që e kishte në bagazhet e tij. 

Policia informoi se, përmes veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u identifikua autori i vjedhjes, shtetasi K. Q., punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në vendqëndrimin e avionëve, i cili u arrestua.
Postimi kaluar Postimi tjetër