Aksident fatal në Tiranë: Vdes shtetasi 40-vjeçar në Sauk, drejtuesi i mjetit 21-vjeçar identifikohet

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së shtunës në zonën e Saukut, rreth orës 21:30. Viktima është identifikuar si shtetasi H.A, 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është A.K, 21 vjeç, sipas njoftimit të policisë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Postimi kaluar Postimi tjetër