Forcat ajrore Ukrainase përdorin modele të rreme për të shteruar raketat “Iskander”

Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se po përdorin një strategji të re për të shteruar raketat “Iskander”. Strategjia përfshin vendosjen e modeleve të avionëve apo sistemeve të mbrojtjes, të cilat nuk janë reale, por thjesht modele boshe, në pika strategjike.

Forcat ruse, duke menduar se janë sisteme reale, i godasin dhe i paraqesin në rrjetet sociale si arritje ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes shpërndau pamje të enjten në kanalin e saj Telegram, ku tha se kishte përdorur raketa Iskander për të shkatërruar një avion luftarak ukrainas Mig-29 në aeroportin Dovhyntseve.

Komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, tha se kjo metodë do të vijojë të përdoret edhe në të ardhmen. Ai shtoi se zakonisht taktikat në luftime nuk ndahen me publikun, por këtë herë po e bëjnë për të bërë me dije se jo gjithçka që shihet në rrjet tregon realitetin.
Postimi kaluar Postimi tjetër