Person i gjetur i plagosur anës rrugës në Prizren: Policia heton rrethanat e sulmit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një person është gjetur anës rrugës i plagosur. Policia bën me dije se ky person është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është gjetur i shtrirë në rrugë, me plagë thikash në trup. Dyshohet se autorët e kanë plagosur dhe më pas e kanë hedhur nga vetura në rrugë, duke u larguar më pas.

Njoftimi i policisë:

**LËNDIM I RËNDË TRUPOR - Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50**: Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjet të mprehtë) nga persona ende të paidentifikuar. Pas sulmit, ata e kanë hedhur nga vetura dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.
Postimi kaluar Postimi tjetër