Popullsia e Shqipërisë zbret në 2.4 milionë banorë sipas censusit të vitit 2023

Popullsia e Shqipërisë është zvogëluar në 2.4 milionë banorë, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Elsa Dhuli, drejtuesja e INSTAT, njoftoi se censusi i fundit, i kryer më 18 shtator 2023, regjistroi 2,402,113 banorë, të ndarë në 755,950 familje, me një madhësi mesatare prej 3.2 anëtarë për familje, dhe që jetojnë në 1,082,529 banesa të zakonshme.


Krahasuar me censusin e vitit 2011, kur Shqipëria kishte 2,821,977 banorë, vendi ka pësuar një rënie prej 409 mijë banorësh. Kjo ulje e ndjeshme në popullsi tregon një trend demografik shqetësues për vendin. Dhuli theksoi rëndësinë e të dhënave të censit për planifikimin zhvillimor dhe analizat sociale, demografike dhe mjedisore.

Postimi kaluar Postimi tjetër