Erion Veliaj nis vizitë zyrtare në Sarajevë si President i B40-ës

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe presidenti i B40-ës, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, është nisur për një vizitë zyrtare në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë. Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić, dhe do të zhvillojë një takim me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Jasmin Ademović. Po ashtu, ai do të takohet edhe me Ministrin e Transporteve, Edin Forto. Kjo vizitë vjen pas pjesëmarrjes së tij në samitin prestigjioz “Klosters Forum” në Davos, ku ndau historinë e transformimit të kryeqytetit shqiptar.
Postimi kaluar Postimi tjetër