Operacioni “Green” në Kombinat: Arrestohen katër persona për shpërndarje narkotikësh (VIDEO)

Komisariati i Policisë Nr. 6 ka ndërmarrë një operacion policor të koduar “Green” për të goditur aktivitetet kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit. Ky operacion është bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative. 

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- S. Ç., 29 vjeç
- B. Ç., 32 vjeç
- E. G., 37 vjeç
- R. Sh., 37 vjeç

Të gjithë të arrestuarit janë banues në Tiranë dhe janë konstatuar në rrugën “Fabrika e Qelqit”. Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të dyshuar lënde narkotike kanabis, një pjesë e të cilës ishte ndarë në doza të gatshme për shitje.

Nga verifikimet e kryera, është konstatuar se këta individë siguronin lëndën narkotike në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet përkatëse janë kaluar Prokurorisë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Postimi kaluar Postimi tjetër