Fëmija 7-vjeçar Shqiptar humb jetën tragjikisht në plazhin e Kretës

Ngjarja e tragjike në Kretë, Greqi, ku një fëmijë 7-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë ndërsa po notonte, ka tronditur komunitetin. Sipas raportimeve të medias greke creta24.gr, fëmija, i njohur si Nikolasi, ishte në shtëpi me nënën e tij kur shprehu dëshirën për të shkuar në plazh. Megjithëse nëna e tij fillimisht refuzoi, ai arriti të shkonte në plazh pa vëmendjen e saj. 

Pak më vonë, banorët e zonës e panë fëmijën të pandërgjegjshëm në ujë dhe menjëherë njoftuan shërbimet emergjente në orën 13:30. Banorët dhe kalimtarët, me ndihmën e një defibrilatori dhe një mjeku, tentuan ta rikthenin në jetë. Megjithatë, fëmija u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Viannos ku, fatkeqësisht, nuk mundi të shpëtohej. Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë një tronditje të madhe dhe një ndjenjë të thellë keqardhjeje në komunitetin lokal.
Postimi kaluar Postimi tjetër