Aksident në aksin rrugor "Pogradec-Drilon": Dy automjete përplasen, policia heton shkaqet

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:12. Njëra nga makinat drejtohej nga N.S., ndërsa tjetra nga N.M. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Postimi kaluar Postimi tjetër