Aksident masiv në autostradën Tiranë – Durrës: një i plagosur në gjendje të rëndë (FOTO)

Një aksident masiv ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën Tiranë – Durrës. Një betonjere, e cila bënte manovra të pakontrolluara në rrugë, ka përplasur disa makina, duke shkaktuar panik dhe kaos në trafik.

Albanian Insight mëson se nga aksidenti është dëmtuar një person, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet për trajtim mjekësor të specializuar.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe kanë nisur një operacion për pastrimin dhe normalizimin e trafikut në zonë.

Postimi kaluar Postimi tjetër