Portugalia triumfon në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke mundur 2-1 Çekinë

Portugalia triumfoi në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke mundur 2-1 Çekinë. Ekipi i trajnerit Martinez u vendos që në minutat e para në kërkim të golit. Në minutën e 8-të, Ronaldo tentoi me kokë, por pa rezultat. Në minutën e 24-të, Bruno Fernandes “flirtoi” me golin e avantazhit, por gjuajtja e mesfushorit të Manchester United përfundoi afër shtyllës.

Deri në fundin e pjesës së parë, Ronaldo pati edhe një mundësi tjetër, të cilën nuk e shfrytëzoi si duhet. Çekët realizuan të parët me Provod, ndërsa një autogol i Hranas dhe një gol në fund i Conceicao i dhuruan suksesin Portugalisë.
Postimi kaluar Postimi tjetër