Rei Manaj, golashënuesi Shqiptar që po kërcënon Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Europian

Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull të gjatë sulmuesit shqiptar Rei Manaj, duke e përshkruar atë si një lojtar në momentin e tij më të mirë. Në artikull, përmendet se Manaj është golashënuesi i tretë më i mirë në Turqi, pas Mauro Icardit dhe Edin Džekos, dhe se ai përbën një kërcënim të madh për Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Europianin e ardhshëm.

Karriera e Manajt është përshkruar me detaje, duke filluar nga transferimi i tij në Itali që në moshë të re, deri tek arritjet e tij aktuale me Sivasporin. Pavarësisht vështirësive dhe dëmtimeve që ka kaluar, Manaj ka rigjetur formën e tij më të mirë, duke shënuar 22 gola në sezonin aktual. 

Artikulli thekson se me rendimentin e tij të lartë dhe përfshirjen në Kombëtaren shqiptare, Manaj mund të bëhet një figurë kyçe për Shqipërinë në Europian, ku do të ketë mbështetjen e lojtarëve të tjerë të talentuar si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Bajrami dhe Broja. Me këtë performancë të lartë, ai ka mundësinë të bëhet "mbret" i futbollit shqiptar.
Postimi kaluar Postimi tjetër