64-vjeçari ndërron jetë në Petrelë, dyshohet të jetë sulmuar nga një kafshë

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petrelë të Tiranës, ku një 64-vjeçar, i identifikuar si B.Ç., ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive të familjarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, dhe viktima është tërhequr nga një kafshë. Policia është në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Postimi kaluar Postimi tjetër