Punonjës 51-vjeçar rrëzohet nga shkallët në rafinerinë e naftës në Fier, jashtë rrezikut për jetën

Sot rreth orës 13:30, një 51-vjeçar është rrëzuar nga shkallët teksa punonte në rafinerinë e naftës në fshatin Drizë të Fierit. Shtetasi me inicialet A.Rr. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Postimi kaluar Postimi tjetër