Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, futet në intubim pas dhunimit brutal nga tre persona në Ish-Bllok

Ngjarja e rëndë e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ka tronditur opinionin publik. Sipas dëshmitarëve, Mëngjesi është goditur brutalisht nga tre persona, të cilët përdorën doreza hekuri për të shkaktuar dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit të tij. Në përpjekje për të shpëtuar, Mëngjesi është rrëzuar dhe ka goditur kokën në trotuar, duke pësuar fraktura në zonën e ballit dhe pas kokës, si dhe dëmtime të tjera trupore.

Autorët, që dyshohet se e kanë ndjekur për disa ditë për të mësuar itinerarin e tij, e sulmuan Mëngjesin sapo ai kishte përcjellë fëmijën e tij në kopsht. Policia ka arritur të identifikojë dy nga autorët dhe po punon për të identifikuar të tretin. Pamjet e ngjarjes janë sekuestruar nga kamerat e sigurisë dhe po shërbejnë si provë për hetimin e mëtejshëm.

Dyshohet se motivi pas kësaj sulmi të dhunshëm ka të bëjë me çështje pronësie, por hetimet janë ende në vazhdim. Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pas sulmit brutal.
Postimi kaluar Postimi tjetër