Spanja dhe Franca përballen në gjysmëfinalen e EURO 2024 në Mynih

Sot në Mynih, Spanja dhe Franca përballen në gjysmëfinalet e EURO 2024, në atë që konsiderohet një tjetër finale e parakohshme e turneut.

Në këtë përballje vendoset skuadra që ka dhuruar lojën më të bukur gjatë këtij edicioni, përballë ekipit më cinik të turneut, i cili ka arritur deri në këtë pikë çuditërisht falë 2 autogolave, një penalltie në kohë të rregullt dhe një serie penalltish në çerekfinale.

Dy ideologjitë e ndryshme të futbollit do të përballen sot në Mynih, për të caktuar një finaliste, me shumëkënd që mendon se ky duel do të prodhojë edhe emrin e ekipit fitues të turneut.

Formacionet Zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Hesus Navas, Naço, Laporte, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Niko Uilliams; Morata.  
Trajner: Luis De La Fuente

Franca: Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, T. Hernandez; Kante, Tçuameni, Rabio; Dembele, Kolo Muani, Mbape.  
Trajner: Didier Deshamp
Postimi kaluar Postimi tjetër