13-vjeçarja në gjendje të rëndë pas aksidentit me jet-ski në Ksamil, transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 13-vjeçare është rrëzuar nga një mjet lundrues "jet ski" dhe ka marrë plagë të rënda. E mitura është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Fillimisht, ajo u dërgua në spitalin rajonal të Sarandës, ku mjekët vlerësuan se duhej të transferohej në Tiranë për shkak të frakturave të marra nga aksidenti.
Postimi kaluar Postimi tjetër