Ulja e çmimeve të importit nëntregon tendencë të përhapjes së uljes së inflacionit

Sipas raportit të INSTAT, indeksi i çmimeve të importit për tremujorin e parë të vitit 2024 tregoi një ulje prej 1,9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky indeks kishte shënuar një rritje prej 1,2%. Kjo ulje e çmimeve të importit sugjeron një tendencë të mundshme për ulje të inflacionit në periudhat në vijim.

Në detaje, seksionet që kontribuan më shumë në këtë ulje përfshijnë:
- “Industri nxjerrëse” me një ulje prej 2,9%
- “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” me një ulje prej 2,5%
- “Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave” me një ulje prej 1,4%

Seksioni “Industria përpunuese,” që ka peshën më të madhe prej 93,5%, shënoi një ulje prej 1,8%. Brenda këtij seksioni, ulja më e madhe e çmimeve u vu re në:
- “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 5,6%
- “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku” me 5,0%
- “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,1%
- “Përpunimi i tekstileve” me 3,8%
- “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 3,2%
- “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t” me 3,0%

Ndërkohë, disa aktivitete brenda këtij sektori pësuan rritje çmimesh, përfshirë:
- “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar” me 2,8%
- “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 1,4%
- “Prodhimi i pijeve” me 1,1%

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, uljet më të mëdha u vunë re në seksionet:
- “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” me 1,8%
- “Industria nxjerrëse” me 0,8%
- “Industria përpunuese” me 0,7%

Ndërsa disa aktivitete brenda “Industrisë përpunuese” pësuan ulje çmimesh, si:
- “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,5%
- “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku” me 1,6%
- “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 1,3%
- “Konfeksionimi i veshjeve” me 1,2%

Seksioni “Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave” pati një rritje të çmimeve prej 1,2%.

Duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2024, indeksi i çmimeve të importit do të llogaritet duke përdorur vitin 2021 si periudhë bazë (Viti 2021 = 100).
Postimi kaluar Postimi tjetër