Publikohen pamjet kur ndërtesa 5-katëshe shembet në Stamboll (VIDEO)

Një ndërtesë pesëkatëshe në Stamboll, Turqi, u shemb, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Ekipet e zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje punuan pa u ndalur për të shpëtuar të mbijetuarit e ngujuar nën rrënojat në lagjen Kucukcekmece. Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, raportoi fillimisht për shtatë të plagosur dhe të ngujuar, dy prej të cilëve kishin lëndime serioze. Më vonë, zjarrfikësit arritën të nxjerrin trupin e pajetë të një burri nga Turkmenistani dhe një tjetër të plagosur. Shkaku i shembjes së ndërtesës, e ndërtuar 36 vite më parë, mbetet i paqartë, por nuk ka shenja të ndonjë shpërthimi. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga momenti i shembjes.


Postimi kaluar Postimi tjetër