Goli i Bellingham i mjafton Anglisë për 3 pikëshin kundër Serbisë (VIDEO)

Anglia rrëmbeu një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në një ndeshje të vlefshme për Grupin C. Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate u tregua pragmatiste gjatë gjithë takimit. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 13-të, kur Jude Bellingham shfrytëzoi një krosim nga e djathta dhe goditi saktë me kokë.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme dhe nuk guxuan shumë. Anglezët goditën shtyllën pas një goditje me kokë të Harry Kane, ndërsa Serbia bëri shumë pak për të ndryshuar rezultatin, duke mos merituar më shumë.

Me këtë fitore, Anglia ngjitet në vendin e parë në Grupin C me 3 pikë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Danimarka me nga 1 pikë secila. Serbia, ndërkohë, do të duhet të provojë përsëri për të marrë pikët e para në këtë kompeticion.


Postimi kaluar Postimi tjetër