Goli historik i Bajramit kundër Italisë: komentatori turk bëhet viral me emocionet e tij (VIDEO)

Në një ndeshje të luajtur kundër Italisë të shtunën e 
kaluar, Shqipëria humbi me rezultatin 2-1. Pavarësisht humbjes, kjo ndeshje u shënua nga një moment historik për futbollin shqiptar. Goli i realizuar nga Bajrami ishte i veçantë, duke qenë goli më i shpejtë në historinë e kampionateve europiane, dhe ky moment ka bërë xhiron e botës, duke u komentuar nga shumë media europiane.

Një video e bërë virale tregon një komentator turk, i cili komentonte live nga stadiumi i Dortmundit. Ai e përjetoi golin me shumë emocion dhe pasion, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve dhe duke bërë që disa ta krahasojnë me komentatorët shqiptarë, madje duke thënë se komenti i tij ishte edhe më i mirë.


Postimi kaluar Postimi tjetër