Gjykata e Apelit ul dënimin për Rei Metën: 1 vit e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia

Në gusht të vitit 2023, Rei Meta goditi me grusht për vdekje Armando Meshaun në Vlorë, ngjarje kjo që ndodhi në një qendër interneti pas një konflikti për dokumente.
Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për Metën në 2 vite e 3 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit e 6 muaj burg. Rei Meta u akuzua për "vrasje nga pakujdesia" sipas nenit 85 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, që dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burgim. Gjykata e Apelit, në vendimin e saj, konfirmoi fajësinë dhe cilësimin juridik të veprës penale, duke ulur dënimin përfundimtar.


Postimi kaluar Postimi tjetër