Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për Euro 2024: Synimi për një paraqitje pozitive ndaj Spanjës, Italisë dhe Kroacisë

Shqipëria synon të bëjë një paraqitje pozitive në 
Kampionatin Europian, edhe pse ka përballë ekipe të forta si Spanja, Italia dhe Kroacia. Sky Sport ka publikuar formacionin e mundshëm të trajnerit Sylvinho për ndeshjen e parë të Euro 2024. Sipas këtij burimi, tekniku do të përdorë skemën 4-3-3. Mbrojtësit para portierit Berisha do të jenë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani, Ramadani dhe Laçi, ndërsa sulmi do të formohet nga Asani, Manaj dhe Bajrami.

Para fillimit të Europianit, Shqipëria do të zhvillojë disa ndeshje miqësore në qershor. Kombëtarja do të përballet me Liechtensteinin më 3 qershor dhe me Azerbajxhanin më 7 qershor.

Asaa
Postimi kaluar Postimi tjetër