Exit-pollet: Fratelli d’Italia kryeson në zgjedhjet europarlamentare në Itali

Nga exit-pollet e Rai për zgjedhjet europarlamentare në Itali, partia e kryeministres Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), duket se është partia e parë me 26-30% të votave. Partia Demokratike renditet e dyta, duke kaluar mbi 20%. Forza Italia ka marrë rreth 9% të votave, ndërsa Lega Nord ka fituar 8-10%.

Ky rezultat tregon se Italia po ndjek një tendencë të ngjashme me disa vende të tjera evropiane si Gjermania, Franca dhe Holanda, ku qendra e djathtë dhe e djathta ekstreme kanë pasur suksese të dukshme në zgjedhjet europarlamentare.
Postimi kaluar Postimi tjetër