Arrestohet Pjetër Pacani, i dënuar për dy vrasje: Kapet me armë gjatë aksionit në Fier

Një 59-vjeçar i dënuar me 25 vite burg për dy vrasje është arrestuar nga policia gjatë një aksioni të "Operacionales" në Fier.

Gjatë ndalimit të tij, në makinë i janë gjetur tre kallashnikovë dhe pistoleta. I arrestuari është Pjetër Pacani nga Fushë-Kuqe e Laçit, i cili më 18 janar 2011 vrau me armë zjarri shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, për një borxh prej 100 mijë eurosh. Pacani është pjesë e listës së “50 personave më të kërkuarve” në vend, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë e dënoi me 25 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, sipas Neneve 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.

Postimi kaluar Postimi tjetër