Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Belgjika për grabitje me dhunë

Një 35-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Dardan Ramadani, është arrestuar në aeroportin e Rinasit ndërsa përpiqej të largohej nga vendi.

Ramadani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, të cilat i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën e vjedhjes me dhunë. Policia e Rinasit, përmes operacionit të koduar "Gate", arriti të ndalojë Ramadani-n, duke vijuar procedurat për ekstradimin e tij në Belgjikë.
Postimi kaluar Postimi tjetër