Aksident tragjik në Durrës: 22-vjeçari humb jetën pas përplasjes me trafikndarësen

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Durrës. Një automjet është përplasur me trafikndarësen tek Ura e Dajlanit, duke rezultuar në vdekjen e drejtuesit të mjetit, një 22-vjeçar i identifikuar si Albi Hoxha. Sipas dyshimeve paraprake, i riu ka pësuar një atak kardiak gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin dhe u përplasur me trafikndarësen.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe sqaruar shkaqet e aksidentit. Ky incident vjen pas një aksidenti tjetër të rëndë në Durrës, ku një 16-vjeçar humbi jetën në Gjirin e Lalëzit, duke shënuar kështu dy humbje jete brenda pak orësh në këtë zonë.
Postimi kaluar Postimi tjetër